Deputeti demokrat Edmond Spaho ka ndarë më ndjekësit e tij një foto të deputeteve shqiptarë të 101 viteve më parë e cila është publikuar në media.
“Këta ishin të ditur dhe patriot”. “Të tërë me shkolla të mbaruara jashtë shtetit dhe që sakrifikuan për vendin”, shkruan në komentin që shoqëron foton deputeti Spaho.
“Sot nuk duhet më shkolla, sot duhen biznesmenë, njerëz që dijnë të bëjnë para, që xhvasin dhe nxjerrin ujë nga guri, pehlivaner dhe kriminelë”.
Ja postimi i plotë:
Shumë e vertetë! Keta ishin të ditur dhe patriotë. Të tërë me shkolla të mbaruara jashtë shtetit dhe që sakrifikuan për vendin.
Sot nuk ka nevojë të jesh i shkolluar, aq më tepër me shkollë jashtë shtetit. Perbuzjen ndaj shkollimit e gjeni në mburrjen e Kryeministrit, i cili thotë që ka mbaruar vetëm bachelor. Dmth pothuaj pa shkollë por shumë i suksesshem. E ka mbushur qeverinë me bukuranë. Edhe ca më shumë shkollë që kishte, i qëroi nga grupi parlamentar dhe PS.
Sot nuk duhet më shkolla, sot duhen biznesmenë, njerëz që dijnë të bëjnë para, që xhvasin dhe nxjerrin ujë nga guri, pehlivaner dhe kriminelë.
Shkolla është si ajo shprehja në filmin “Koncert në vitin 36”: “Pika i solli lule!!! Kujton se është në Paris. Ketu lulet nuk i hanë as qentë”.
Nuk është faji i kryetarëve të Partive. Eshtë faji i të tëreve ne si shoqëri, përfshirë median, që kanë krjuar kulturën e të pasuruarit me çdo kusht e shpejt, dashurinë për siperfaqësoren, dukjen, kotësinë, jetën boshe e pa ideale, kulturën e të fortit dhe kriminelit.
Kështu është gjithandej dhe jo vetëm në politikë. Ç’te mbjellësh do korrësh. Jemi shoqëri e shalës, jo e mendjes.