Atentati ndaj Iljaz Çalit, shoqërohen 15 persona, zhduken pasagjerët që ishin në mjetin e viktimës

0
142

Të paktën 15 persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Iljaz Çalit, mbrëmjen e së dielës. Personat e marrë në pyetje janë familjarë të viktimës, por edhe persona që kanë pasur përplasje e konflikte në biznes me viktimën.

Dëshmitë e administruara kanë qartësuar edhe pistën kryesore të hetimeve, ku po punohet për zbardhjen e ngjarjes, pra, atë të larjes së hesapeve për konfliktet e biznesit. Hetuesit kanë dalë në përfundim, se vrasja e 37-vjeçarit është kryer nga vrasës me pagesë.

Burime bëjnë me dije se në autimjetin nga ku u qëllua me breshëri kallashnikovi, fuoristrada e Çalit kanë qenë 3 persona. Ndërkohë dyshimet janë se 37-vjeçari është mbajtur në vëzhgim nga një tjetër person, i cili i ka dhënë autorëve informacion për levizjet e viktimës.

Ky është dhe shkaku që hetuesit dyshojnë se janë vrasës me pagesë, pasi autorët kanë ditur çdo lëvizje të viktimës, madje e ka ndjekur atë nga pas, dhe finalzimin e atentatit e kanë zgjedhur jo më kot në në afërsi të mbikalimit të Rinasit, me qëllim që të kishin mundësi që të dilnin me shpejtësi nga autostrada.

Autorët perveçse kanë kryer me pikmëri atentatin, duke mos lënë shumë prova në vendin e ngjarjes, ata janë ndihmuar për të humbur gjurmët edhe nga fikja e dritave në këtë aks rrugor, ku sipas burimeve nga grupi hetimor për shkak të errësirës, kamerat e sigurisë nuk kanë fiksuar asnjë person te dyshuar për atentatin që i mori jetën 37-vjeçarit, Iljaz Çali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here