Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bën me dije se 212 afganët e nisur mbrëmjen e kaluar nga Lezha kanë mbërritur në SHBA.
Blinken shprehet se i mirëpresin fqinjët e tyre të rinj ndërsa falenderon qeverinë shqiptare për pritjen e afganëve.
“I lumtur të ndaj që 212 afganë mbërritën këtë mëngjes nga Shqipëria në SHBA, në shtëpinë e tyre të re. Për fqinjët tanë më të rinj: Ju mirëpresim dhe ju urojmë më të mirat në këtë kapitull të ri. Një falënderim i veçantë për Ministrin e Jashtëm @xhacka_olta dhe popullit shqiptar për pritjen e mysafirëve afganë.”-shkruan Blinken në Twitter.