Zyrtari kinez: Sanksionet ndaj Rusisë janë skandaloze

0
136

Një zyrtar i lartë i qeverisë kineze ka thënë se sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës janë gjithnjë e më “të egra”.

Zëvendësministri i Jashtëm Le Yucheng tha gjithashtu se NATO nuk duhet të zgjerohet më tej drejt lindjes.

Kina nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë – duke refuzuar ta quajë atë një pushtim – por ka shprehur shqetësim të thellë për luftën. Ajo gjithashtu ka kundërshtuar sanksionet ndaj Moskës.

“Sanksionet kundër Rusisë po bëhen gjithnjë e më të egra”, tha Le në forumin e sigurisë në Pekin, raporton Reuters.

Ai shtoi se shtetasit rusë po privoheshin nga pasuritë jashtë shtetit “pa asnjë arsye”.

“Historia ka dëshmuar vazhdimisht se sanksionet nuk mund të zgjidhin problemet. Sanksionet do të dëmtojnë vetëm njerëzit e zakonshëm, do të ndikojnë në sistemin ekonomik dhe financiar… dhe do të përkeqësojnë ekonominë globale”, shkruan BBC. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here