Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama po spekulon me hijet e luftës që janë reale.
Ai theksoi se njerëzit protestojnë sepse janë gjendur para një rritje të madhe çmimesh papritur në vend.
Berisha: Rama po spekulon me hijet e luftës që janë reale. Si mos protestojnë shqiptarët kur nafta shitet me 2.2 euro këtu, ndërsa matanë Qafë Thanës është 1.3 euro, shitet në Gjermani me 1.8 euro po ashtu edhe në Kosovë.
Si të mos protestojnë shqiptarët. Janë gjendur shqiptarët në këtë situatë papritur. Vaji i gatimit ka kaluar nga 1.2 euro ka kaluar nga 3 pikë disa euro. Ajo që ndodhi është se anijet dhe kompanitë e importit të vajit e kanë blerë pa u çrregulluar treguar dhe tani shesin me çmim spekulimi.”