Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, e ka vlerësuar maksimalisht revoltën qytetare që ka shpërthyer në të gjithë vendin kundër çmimeve abuzive të karburanteve dhe produkteve bazë, revoltë që krijoi panik tek qeveria dhe kryeministri. “Rroftë protesta” është shprehur sot ish-kryeministri në një mesazh në Fb.
“Sot mbarë Shqipëria proteston në Tiranë! – shkroi Berisha. – Kundër narko-qeverisë, për rritjen stratosferike të çmimit të naftës në 2.2 euro, në një kohë që në Maqedoninë e Veriut fqinje shitet me 1.3 euro; dyfishimin e çmimit të vajit dhe ushqimeve të tjera si në asnjë vend tjetër, as vet në Ukrainë! Rroftë protesta!” ka nënvizuar ai.