Protestueset e arrestuara: Mua më liruan, Xhulianën jo! Rama s’ka ndryshim nga diktatorë si Vuçiç dhe Putin

0
122

Megi Mustafaraj është lënë e lirë sot nga Policia e Tiranës, kurse Xhuliana Bakallai mbahet brenda ende brenda me akuzat e kundërshtimit të oficerëve të Policisë.

Megi dhe Xhuliana janë dy gazetaret që u morën me forcë nga Policia e Tiranës, ndërkohë që ishin bashkë me protestuesit e tjerë në revoltën e ditës së enjte duke kryer detyrën e tyre.

Në një intervistë për SYRI TV, Megi Mustafaraj zbuloi shumë nga ajo që po ndodh brenda rajoneve të Policisë dhe asaj për të cilën po luftohet dhe protestohet këto ditë.

“Ne po bënim punën tonë, por edhe duke protestuar, – tregoi Mustafaraj. – Mua më liruan, kurse shoqen tim Xhuliana Bakallin po e mbajnë akoma. Na shoqëruan në komisariat duke na bërë pyetje, një lloj presioni, duke na thënë pse bllokoni rrugën etj. etje. Ndërkohë që ata (efektivët) edhe vetë ankoheshin për hallet e tyre…

Për aktivistët e tjerë që po mbahen, nuk lejohet as takim e asgjë. Nuk e dimë as pse janë dërguar në Elbasan. Ka mundësi se nuk ka vend në rajonet e Tiranës ose duan t’i mbajnë bosh për shoqërimet e tjera.

Xhulianën e kanë akuzuar më tepër se mua, sepse thonë se ajo ka ofenduar policët, gjë që nuk ka ndodhur. Policët janë të trajnuar për të mbajtur e duruar presionin dhe qytetarët mund të thonë shumë gjëra për shkak të shtypjes dhe mllefit. Edhe Xhuliana është vajzë e re që nuk po gjen të ardhme në këtë vend, por efektivi nuk e duroi dhe e arrestoi atë.

Ne e kemi parë , edhe KE e nxori Shqipërinë një vend që e shtyp lirisht lirinë e fjalës. Rama është njësoj si diktatorët e tjerë të Europës ndaj lirisë së fjalës, si Orbani, si Vuçiçi, si Putini…

Nëse gjithë kohën Kryeministri pretendon se është në gjendje të bëjë gjithçka, është më i paafti. Ne duam të përfaqësohemi, jo të shtypemi.

Ne na vjen turp nga ai që na përfaqëson. Duam të përfaqësohemi denjësisht.

Me këtë protestë, qëllimi përfundimtar është ulja e taksave, sepseçmimet janë shumë të larta dhe rrogat e shqiptarëve shumë të ulëta.

Ne e dimë që Shqipëria nuk ka pak resurse natyrore. Po Kryeministri në vend që t’i ndihmojë qytetarët të mos futen në panik, po i panikos.

Në Kosovë Kryeministri e qetëson popullin duke ulur çmimet dhe treguar rezervat, kurse Rama e fut vendin në panik. Protestat tona do të vazhdojnë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here