Vajzat protestuese i bllokojnë rrugën mjetit të policisë. Pas kërcënimit se do arrestohen, i tregojnë gishtin e mesit

0
150

Për më shumë se tre orë sot qytetarët kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimit të naftës. Protesta u përshkallëzua në Rrugën e Durrësit, aty ku edhe u bllokuar qarkullimi i mjeteve.

E pranishme në çdo moment ka qenë edhe policia, e cila është përballuar me protestues të shumtë. Ndërsa në këtë video të siguruar nga “Panorama.al” shfaqen dy vajza të cilat i dalin përpara furgonit të policisë, duke i treguar edhe gishtin e mesit.

Ndërkohë protestueset bërtasin “Policia është me ne, poshtë Edi Rama”.

Kjo është dita e tretë e protestës kundër rritjes së çmimeve, protestë e cila është shtrirë në gjithë Shqipërinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here