Mungesa e energjisë, protestë para OSHEE-së në Korçë

Dhjetëra banorë të fshatit Pojan të Maliqit protestojnë para zyrave te OSHEE-së. Shkak është bërë mungesa e herëpashershme e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave të NJA Pojan. Sipas banorëve ky problem vjen pasi linjat e tensionit të ulët janë të amortizuara.

Vetëm pak ditë më parë rrëzimi i disa shtyllave të tensionit të mesëm dhe të lartë ka lënë për 4 ditë pa energji këto fshatra. Prej 7 ditësh gjithnjë sipas tyre çdo natë pas orës 18:00 deri në orën 24:00 fshati Pojan me rreth 6000 banore mbete pa energji elektrike.

Njëri nga banorët tregon se mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar vdekjen e një personi me Covid pasi kjo e fundit ishte e lidhur me aparatin e oksigjenit.

Mungesa e energjisë elektrike në këtë fshat sipas banorëve ka dëmtuar edhe biznesin e kësaj zone. Deri tani mësohet se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga zyrat e OSHEE-së.

Mungesa e energjisë, protestë para OSHEE-së në Korçë

Salianji: Lulzim Basha duhet të ikë, Partia

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko