Shehaj: Basha ma ka thënë vetë, ‘liderët bëjnë me kokën e vet’

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, deklaroi në emisionin ‘Task Force’ me gazetaren Sonila Meço, se Lulzim Basha ka përgjegjësinë më të madhe për humbjen në zgjedhje.

Shehaj theksoi se PD-ja e Bashës ka ecur me parimin që janë ajka e shoqërisë, duke mos e dëgjuar elektoratin. Sakaq, Agron Shehaj deklaroi se Basha i ka thënë atij që lideri bën me kokën e vet, dhe jo duke dëgjuar elektoratin dhe anëtarësinë.

Lideri thoshte Basha, nuk e dëgjon anëtarësinë, bën me kokën e vet. Ma ka thënë mua, Agron, liderat nuk funksionojnë kështu siç mendon ti, që të dëgjosh elektoratin e t’i pyesësh. Nëse kjo është mënyra e të vepruarit, me kokën e vet pa dëgjuar elektoratin, është i destinuar çdokush të dështojë.”-tha Shehaj.

Ndër të tjera Shehaj theksoi se nëse të gjitha sondazhet tregojnë se Basha nuk ka mbështetje, ai duhet t’i thërrasë mendjes dhe s’duhet të presë zgjedhjet.

Një politikan duhet të dijë të lexojë elektoratin. Ata që e mbështesin nuk e kuptoj çfarë rezultati prisnin. S’ka njeri që nuk e di se çfare rezultati mund të sjellë Basha.”-tha Shehaj.

Shehaj: Basha ma ka thënë vetë, ‘liderët bëjnë me kokën e vet’

Rusia do ta humbas LUFTËN, por edhe

Shehaj: Basha ma ka thënë vetë, ‘liderët bëjnë me kokën e vet’

Loja e pistë e identifikimit të së

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko