Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se furnizimi jetik me oksigjen për pacientët e sëmurë me koronavirus, por edhe me sëmundje të tjera kritike, në Ukrainë, po pakësohet në mënyrë të rrezikshme.
Shkak për këtë, thekson OBSH, është bërë lufta nga Rusia, që ka hyrë sot në ditën e pestë.
Kamionët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë furnizime nga fabrikat në spitalet e Ukrainës, duke bërë që rezervat e disponueshme mund të mbarojnë brenda 24 orëve të ardhshme, raporton “BBC”.
OBSH ka njoftuar se po punon me partnerët për të marrë dërgesa urgjente oksigjeni përmes Polonisë.
“Situata e furnizimit me oksigjen është afër një pike shumë të rrezikshme”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, dhe drejtori rajonal i OBSH për Evropën, Hans Kluge.