Përparojnë rusët/ Merret një qytet në jug të vendit, në Kharkiv armiku zapton qendrën, ja thirrja për njerëzit

0
156

Një qytet në jug të Ukrainës është pushtuar nga Rusia. Sipas mediave vendase mësohet se trupat ruse kanë pushtuar Nova Kakhovka, ose Kakhovka e Re.

 

Është një qytet i vogël, por i vendosur në mënyrë strategjike në lumin Dnieper, i cili furnizon drejtpërdrejt gadishullin e Krimesë me kanale uji.

 

Kryebashkiaku i saj Volodymyr Kovalenko, ka thënë se trupat ruse kanë kapur zyrtarë të qytetit dhe kanë hequr të gjithë flamujt ukrainas nga ndërtesat.

 

Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë një nga më të suksesshmit deri më tani, me forcat ruse që kërcënojnë Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol.

 

Ndërkohë që të njëjtin fat ka dhe qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, ku autoritetet vendase njoftojnë se kanë hyrë forcat ruse.

 

Kreu i administratës rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov, tha se automjetet e lehta ushtarake “kishin depërtuar në qytet”.

 

Para deklaratave të tij, pamjet ishin shfaqur duke treguar disa makina ushtarake ruse duke lëvizur nëpër rrugët e qytetit verilindor.

 

Sinegubov u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse dukej se ishin në qendër të qytetit.

 

“Mos lini strehimoret! Forcat e Armatosura të Ukrainës po eliminojnë armikun. Civilëve u kërkohet të mos dalin në rrugë”.

 

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës kishte konfirmuar më herët se një raketë ka goditur një bllok njësi nëntëkatëshe në qytetin verilindor të Kharkiv, duke vrarë një grua dhe duke plagosur të tjerë.

 

Pak orë më parë ishte raportuar gjithashtu se një raketë kishte goditur një gazsjellës në të njëjtin qytet. Kharkiv – qyteti i dytë më i madh i Ukrainës – që është përballur me sulmin ushtarak rus që nga 24 shkurti, ditën e parë të agresionit rus

 

Sa i takon kryeqytetit të vendit, Kievi mbetet ende në duart e forcave të Ukrainës, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme nga ana e rusëve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here