Bano: Çmimet kanë kapur majat, Bashkia Lushnjë do ndryshojë në mënyrë drastike

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë e Lushnjës, Elton Bano, ka mbajtur fjalën e tij në fushatën për zgjedhjet e 6 marsit në Bubullimë të Lushnjës.

Bano theksoi se çmimet kanë kapur majat në vend, duke shtuar se Bashkia e Lushnjës do të ndryshojë në mënyrë drastike, në mënyrë pozitive.

“Çmimet janë rritur në mënyrë galopante. Produktet e juaja kanë mbetur pa shitur. Do të bëjmë që gjërat në Lushnjë të ndryshojnë, në bashki do ketë strukturë për asistencë për skema të ndryshme të bujqësisë. Blegtoria është goditur.

Bashkia Lushnjë do të ndryshojë në shërbimin tuaj, për ta ndryshuar situatën në të gjithë Shqipërinë. Le t’ja kthejmë bashkinë qytetarëve, fitorja është për të gjithë ne, rroftë Bubullima, rroftë Lushnja e gjithë Shqipëria”, u shpreh Bano.

Bano: Çmimet kanë kapur majat, Bashkia Lushnjë do ndryshojë në mënyrë drastike

Mesila Doda i kundërvihet Xhaferaj: Kërko falje!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko