Rama përdor sërish kartën e afganëve në SHBA dhe mburret me gratë në qeveri

0
110

Ish-Kryeministri Edi Rama, në pritjen që i është bërë në Universitetin Georgetown në Uashington është shprehur se ndihet krenarë që u ka hapur dyert afganëve.

Në fjalën e tij ai tha se nuk mundën t’i braktisnin afganët ashtu siç bën disa bende të tjera.

Më duhet të ju them që sa herë dëgjoj fjalë kaq të bukura për atë që kemi bërë  në raport me afganët, përgëzohet kaq shumë pasi të tjerë shumë më të mëdhenj, shumë më të fuqishëm u larguan përballë nevojës së afganëve. Ne nuk mund t’i braktisim afganët. Jemi të nderuar që patëm mundësinë ti ndihmonim  aq sa mundëm afganë. Ashtu si gjatë jetës sonë u ndihmuam kur ishim afganët që iknin vendit të tyre, në përpjekje për të gjetur një të ardhme më të mirë, duke i ikur një regjimi mjaft të egër i cili nuk u themelua si një regjim fundamentalist që mbështetej tek forma më e pamëshirshme e ateizmit. Ai regjim shtypi besimin të drejtën për të besuar.”

Rama edhe në Uashington nuk ka lënë pa përmendur se përse zgjodhi që kabineti i tij të ishte me më shumë gra.

Sipas tij gratë punojnë më shumë sesa burrat.

“Ndihem i nderuar kur dëgjoj lëvdatat e komunitetit të grave që i përkasin rrjetit të madh të grave mjaft kurajoze dhe të guximshme të këtij vendi që janë të zëshme për të drejtat e grave. Më duhet të them se zgjedhja për të pasur më shumë gra sesa burra nuk është se kam kuptuar se gratë janë më mirë se burrat. Janë më të mira për ta bërë punën më mirë. Na duhen më shumë gra. Burrat janë të mirë për të folur, gratë janë të mira për të bërë punën. Këtë e kam mësuar nga përvoja.”

Ndër të tjera, kreu i qeverisë nuk ka harruar të përmend dhe strehimet që ka bërë Shqipëria ndër vite, që nga shqiptarët e Kosovës dhe deri tek afganët.

“U hapëm derën gjysmë milioni njerëz nga Kosova, në Shqipërinë e vogël por ja ku jemi, mbijetuam dhe u pasuruam më shumë në pikëpamjen kulturore e morale. Më pas iranianë që u ofruam strehë duke i shpëtuar nga mizoritë që po përballeshin e tashmë me afganët. Është i gjithi një thesar i madh. Ne nuk jemi të pasur e ndoshta kjo është arsyeja që nuk e kemi të shkurtër kujtesën.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here