U arrestua për vrasjen e Tonajt/ Babai i autorit vrau gjatë komunizmit babanë e viktimës në burg

0
120
Viktima Preke Tonaj

Është arrestuar autori i vrasjes së 47-vjeçarit Prek Tonaj mbrëmë në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Autori i ngjarjes, sipas policisë, është shtetasi Eduart Kësolla, 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re.

Sipas hetimeve, vrasja është kryer për motive gjakmarrjeje, pasi Pal Kësolla (babai i Eduart Kësollas), ka vrarë Nikollë Tonaj në komunizëm në burg. Në vitin 1996 Kësolla u vra më pas nga fisi Tonaj.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së 47-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gudë e Re, Shkodër.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në ambientet e një lokali, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, 47-vjeçari Prekë Tonaj, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Bazuar në provat e grumbulluara dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Eduart Kësolla, 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së 47-vjeçarit Prekë Tonaj, për motive gjakmarrjeje.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të DVP Shkodër vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here