Java e kulturës në Europë, mbahen festivalet më të rëndësishme të filmit

0
123

Kjo javë mund të quhet java e kulturës në Europë. Festivalet më të rëndësishme për krijimet kinematografike dhe muzikore, këtë vit ndryshe nga ai më parë shtruan tapetin e kuq, për të pritur yjet ndërkombëtarë.

Këtë jave nën ethe ishte çdo i pasionuar pas filmit “Zgjoi” të regjisores dhe skenaristes nga Kosova Blerta Basholli, i cili kaloi çdo limit, duke pritur short listën për Oscar.

Pas një rrugë të gjatë dhe dhjetëra çmimeve të tjera në festivale ndërkombëtare evropiane dhe botërore, ‘Zgjoi’ bëri të njohur historinë e një gruaje që luftoi pareshtur pengesat kulturore dhe sociale në një shoqëria gati patriarkale.

Më 8 Shkurt, u zbuluan filmat që janë në garë të ngushtë për Oscar që do të mbahet me 27 Mars. ‘Zgjoi’ nuk ja doli për këtë çmim prestigjioz, por vendosi një tjetër standard për kinematografinë shqiptare. Një histori që përsëritet, sepse edhe filmi me metrazh te shkurtër “ The Van” nga regjisori Erenik Beqiri ju afrua shumë pranë çmimit në 2021.

Tre ditë më parë ne Londër, u zhvillua ceremonia e 42-të e Brit Awards. Këngëtarja Adele kryesoi mbrëmjen duke marrë tre çmime kryesore, atë të këngës më të mirë të vitit, artistin e vitit dhe albumin e vitit. Edhe në këtë ceremoni, shqiptarët e Kosovës, arritën të shkëlqenin. Dua Lipa edhe pse jo e pranishme rrëmbeu trofeun si artisja më e mirë pop.

Dy muaj më parë ishte e pasigurt nëse Berlin Film Festival do t’i kthehej cermonisë tradicionale. Dy ditë më parë fjalimet emocionale dhe një falënderim për mjekët dhe infermieret shënuan hapjen e Festivalit.

Edhe pse me një publik të përgjysmuar, emocionet padyshim janë të mëdha, për të parë prodhimet kinematografik dhe filmat që do të rrëmbejnë çmimet kryesore. Kritikët dhe analistët janë befasuar që filmat e këtij edicioni flasin të gjithë për një subjekt, për dashurinë.

Edhe në këtë festival do të dëgjohet gjuha shqipe, sepse filmi “Virgjëresha Shqiptare” e regjisorit Bujar Alimani do të shfaqët në Europian Film Market, nje aktivitet shoqërues i Berlinals.

Të kthehemi në Oscar, tek ceremonia më prestigjioze e filmit? Kush ja pretendentët dhe a ka pasur vërtet prodhime të realizuara? Kritikët thonë se po dhe gara është e fortë, mes pretendentëve “Don’t Look Now” dhe “The Power of the Dog” apo Belefast.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here