Ish-deputetja e PD Albina Deda, është shprehur se “Shtëpia e Lirisë” synon që ti fitojë të 6 bashkitë në zgjedhjet vendore që do të zhvillohen më 6 mars.
Në një intervistë për Ora News, ajo u shpreh se ka tentativa nga ana e Edi Ramës dhe Taulant Ballës për të ndihmuar Lulzim Bashën.
Albina Deda: Synojmë ti fitojmë të 6 bashkitë, po tentohet që Lulzim Basha të ndihmohet nga e majta, nga Edi Rama dhe nga Taulant Balla, por mbështetja për shtëpinë e lirisë dhe për kandidatët e saj i kalon pritshmëritë partiake, dhe mendoj se do të jetë një mbështetje e njëjtë si para 30 vite në partinë demokratike.
Unë e kam mbështetur Lulzim basha sepse besonim se do të na çonte drejt fitores por pati vetëm humbje. Më e pafalshme ishin marrëveshjet që realizoi më Edi Ramën, dhe pabesinë që ndërmori ndaj Berishës.
Ndër të tjera ajo shton se Lulzim Basha është ‘vegël’ e Edi Ramës, ndërsa shtoi se vendimin për Berishën e mori pasi fitoi zgjedhjet për kryetar të PD. Sipas saj Basha i ka sukseset falë Berishës.
Albina Deda: Basha e mbajti Berishën në krah për zgjedhjet për kryetar. Dihet që Basha vetëm nën hijen e lisit të Berishës I ka pasur të gjitha sukseset e tij.
Basha e ka treguar se është vegël e Ramës, këtë e tregoi dhe me votimin për zgjatjen e afateve për vettingun , e tregoi dhe sot për incineratorët.