A jeni shqiptarë mor?/ E tërheqin nëpër shkallë, gruaja përplaset me IKMT-në dhe Policinë, familja ngujohet brenda: Ku e keni mandatin o palaço? O serbë, o erdogana!

0
130

Fax News ka siguruar një video të trishtë nga ajo që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku një familje me disa anëtarë ka tentuar të qëndrojë e ngujuar brenda banesës, pasi nuk ka firmosur një marrëveshje për shembjen e saj.

 

Zonja e shtëpisë që është me dokumente të rregullta hipotekore, u kërkon punonjësve të IKMT-së mandatin e prishjes së banesës së saj, i cili nuk i jepet nga asnjë prej punonjësve të shtetit.

 

“Ku e keni mandatin e prishjes, ku e keni mandatin, ku e keni mandatin e prishjes? Mos më prekni, ku e keni mandatinnn, o ndyrësita, o fytyra të zeza, o palaço, o serbë, o erdogana. Mos i gëzofshi, ku e keni mandatin”, dëgjohet të bërtasë mes dhimbjes gruaja, ndërkohë që ajo shprehet se shtëpinë e ka me hipotekë dhe me letra të rregullta.

 

Qindra efektivë policie kanë mbërritur sërish mëngjesin e sotëm në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku pritet të vijojë procesi i shembjes së banesave.

 

Gazetarja e Fax News Jonida Omeri, e cila gjendet në terren prej orëve të para të mëngjesit, raporton se gjatë ditës së sotme pritet shembja e 11 godinave, ku 3 prej familjeve nuk kanë një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës.

 

Banorët janë përplasur me Policinë, që është e shumtë në numër, duke shkaktuar një gjendje alarmi në të gjithë zonën.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here