Kriza në Ukrainë: Macron thotë se është e mundur, marrëveshja për të shmangur luftën!

0
134

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ai mendon se një marrëveshje për të shmangur luftën në Ukrainë është e mundur dhe se është legjitime që Rusia të ngrejë shqetësime për sigurinë e vet.

 

Para bisedimeve në Moskë me Presidentin rus Vladimir Putin të hënën, ai bëri thirrje për një “ekuilibër të ri” për të mbrojtur shtetet evropiane dhe për të qetësuar Rusinë.

Ai përsëriti se sovraniteti i Ukrainës nuk ishte për diskutim.

 

Rusia ka grumbulluar trupa në kufirin e Ukrainës, por nuk e pranon se ka në plan që ta pushtojë.

 

Moska ka bërë një sërë kërkesash, duke përfshirë atë që aleanca e mbrojtjes e NATO-s të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës dhe të zvogëlojë praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore.

 

Vendet perëndimore i kanë refuzuar ato dhe në vend të tyre I propozojnë fusha të tjera për negociatave, si për shembull bisedimet për pakësimin e armëve bërthamore.

 

Macron i tha gazetës “Journal du Dimanche” se objektivi i Rusisë nuk ishte “Ukraina, por një sqarim i rregullave… me NATO-n dhe BE-në”.

 

Ai tha se shpresonte se dialogu i tij me Presidentin rus do të ishte i mjaftueshëm për të parandaluar konfliktin ushtarak dhe se ai besonte se zoti Putin do të ishte i hapur për të diskutuar çështje më të gjera.

 

Macron, i cili gjithashtu foli me Presidentin amerikan Joe Biden të dielën, paralajmëroi që të mos pritej që Moska të merrte masa të njëanshme për të çtensionuar situatën dhe tha se Rusia kishte të drejtë të ngrinte shqetësimet e veta.

 

Por ai tha se vendosja e dialogut me Rusinë nuk mund të “kalojë përmes dobësimit të asnjë shteti evropian”.

 

“Ne duhet të mbrojmë vëllezërit tanë evropianë duke propozuar një ekuilibër të ri të aftë për të ruajtur sovranitetin dhe paqen e tyre”, tha ai.

 

“Kjo duhet bërë duke respektuar Rusinë dhe duke kuptuar traumat e kohës së këtij populli të madh dhe kombi të madh.”

 

Udhëtimi për në Moskë dhe më pas në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të nesërmen po bashkërendohet me aleatët gjermanë dhe amerikanë.

 

Paraqitja e Macron në qendër të vëmendjes ndërkombëtare vjen gjithashtu përpara zgjedhjeve presidenciale të Francës në prill.

 

Presidenti francez ka bërë thirrje për një rinovim të marrëdhënieve me Rusinë më parë dhe në janar ai tha se BE-ja duhet të hapë dialogun e saj me Moskën më tepër sesa të mbështetet tek Uashingtoni.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here