Noka e Vokshi në krah të protestuesve: Pazar nga Rama-Veliaj dhe Lul Brava!

0
212

Dy deputetë demokratë të Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi dhe Flamur Noka, kanë qënë të vetmit që kanë shkuar të dëgjojnë protestuesit që janë mbledhur para Kuvendit, për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre në rrugën 5 Maji dhe në Laprakë nën të ashtuquajturin projekt të rindërtimit.

Nënë Liza, e moshuara që po e kryeson revoltën, deklaroi me zë të fortë para mediave: “Lulzim Basha po mbron Edi Ramën, se duhej të ishte këtu me ne. Harram i pastë votat që ka marrë, i ka marrë prej Sali Berishës se për njëmijë vjet s’i kishte marrë prej meje.”

Kurse deputeti Flamur Noka akuzoi për situatën e krijuar deputetin Lulzim Basha, që ka uzurpuar selinë e PD-së, si një bashkëpunëtor i qartë në pazaret me Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj në zbatimin e këtyre projekteve, duke filluar që nga Unaza e Re.

“Këta njerëz janë trajtuar si kafshë nga qeveria e pashpirt e Ramës dhe Veliajt, – tha Noka. –  Pas kaq kohësh prishje, duke nxjerrë banorë dhunshëm nga shtëpitë, këta banorë nuk kërkojnë asgjë më shumë se të trajtohen sipas ligjeve në fuqi, që të mos trajtohen si qen, por si qenie njerëzore, të paktën me gjysmë e trajtimit që u bëri Rama, afganëve të Sorosit.

Ajo që është më e rëndë në këtë panoramë që ne po shohim dhe që vetë banorët e rrugës “5 Maji” dhe të Laprakës që po ju bëjnë me dije është fakti se në të gjitha këto projekte ka një bashkërendim dhe bashkëpunim midis Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Lulzim Bravës.

Kishte dilema të pafundme kur u mbyll çështja e Unazës. Koha tregoi që për kokën e Klevis Balliut u luajtën shumë derisa të hiqej si deputet. Ka pasur shumë pikëpyetje a ishte Lulzim Brava pas dhe tani me masakrën që po bëhet, çdo gjë është evidente. Rama dhe Veliaj prishin dhe shkatërrojnë, i nxjerrin në rrugë banorët sepse pazari është që prapa kësaj historie është Lul Brava me Kapllanët apo Alibeajt e tij që përfitojnë nga këto projekte.

Bashkëqeverisja nuk ka brirë por kjo është që të bëhen bashkë kundër këtyre qytetarëve. Ka gjë më të dhimbshme se kur qytetarët e një vendi nuk kanë ku të trokasin?! Se qeveria i dhunon, bashkia u pi gjakun, e ashtuquajtura opozitë deri dje përfiton para nga shitja e gjakut dhe mundit të tyre. Atëherë, ku do të trokasin ata?!

Ne jemi këtu për të thënë që kauza e tyre nuk do të harrohet. Është PD dhe anëtarët e saj të Komisionit të Rithemelimit; zonja Vokshi ka paraqitur kërkesë për interpelancë në Kuvend. Ne do t’ju mbrojmë dhe do të jemi më çdo shqiptar që nuk pranon pazarin Basha – Rama,” theksoi deputeti Flamur Noka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here