Berisha: Rama e pranoi se drejtësia është degë e ekzekutivit dhe arma e gjahut ndaj kundërshtarëve

0
135

Nga Sali Berisha

Rama më në fund i sinqertë! Ai nuk mohon se: drejtësia në republikën moniste, jo të George Orwell, por të George Soros është dege e ekzekutivit. Armë gjahu kundër kundërshtarëve! Sipas tij: kur e themi privatisht e pa dorashka se SKAPI-in e partisë dhe drejtësinë e kemi tonën, mos e merrni për zyrtare!

Miq, Lal Plehu dy ditë më parë në një mbledhje publike të organizuar për projektin e kapjes së FSHF nga klani mafioz Edvin-Olsi Rama siç doli nga një regjistrim i fshehtë në mbledhje, kërcënoi kundërshtarët e këtij projekti mafioz si vijon:

“Jo UEFA e FIFA të zbresë, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Tani edhe ne rast se duam të tërhiqemi, nuk tërhiqemi dot sepse nuk tërhiqen agjencitë që janë vënë në lëvizje, prokuroria është vënë në lëvizje”.

Me këtë deklaratë, Lal Plehu pohon haptas atë që kemi deklaruar këto vite me dhjetëra e dhjetëra here se drejtësia në Shqipëri, republikën moniste jo të George Orwell-it, por të George Soros,  pas pseudoreformës të ideuar dhe sponsorizuar nga ky i fundit, është thjesht një degë e ekzekutivit që përdoret rëndom nga Kreu i Meduzës, Old Major i republikës moniste kundër kundërshtarëve politikë.

Pas kësaj deklarate, Edvin Kristaq Rama pohoi të njëjtën gjë duke thënë se “unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik, të cilat sipas meje nuk mund të merren për bazë asnjëherë askund, as si prova fajësie, as si prova vërtetësie, sepse tjeter konteksti i një komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike të një përgjimi, prandaj edhe as nuk e kam dëgjuar fare dhe as kam ndërmend ta dëgjoj”.

Kështu pra Rama, jo vetëm nuk dënon dhe nuk mohon deklaratën e Veliajt për drejtësinë si armë gjahu e partisë në një takim të mbyllur publik ku flitet pa dorashka, por përkundrazi bën me faj ata që regjistruan deklaratën, sipas tij jo-publike të Lal Plehut, duke konfirmuar kështu haptas faktin tashmë të njohur se narkodrejtësia në Shqipëri është thjesht një instrument në duart e partisë së krimit. Sipas Ramës, kjo deklaratë do të ishte e vërtetë vetëm po të thuhej me dorashka e publikisht para medieve nga Veliaj publikisht dhe jo publikisht (në një mbledhje publike) pa media. Në fakt me këtë prononcim, Kreu i Meduzes  vetëm sa thotë ‘mos kujtoni se SPAK-un dhe drejtësinë i kemi tonën, megjithëse janë tonat’, dhe pohon deklaratën e skuthit të tij politik, Lal Plehut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here