Vrasja e Ergys Dashit/ Klodiana Lala: Në Ekuador jetojnë rreth tre mijë shqiptarë që merren kryesisht me drogë, në luks dhe jetë të shfrenuar. Ja vendi ku strehohen “kokat” e mafies

Në studion e emisionit “Pikat mbi I”, u diskutua për vrasjen e 34-vjeçarit Ergys Dashi. Gazetarja Klodiana Lala zbuloi se në Ekuador, qëndrojnë rreth tre mijë shqiptarës që kryesisht merren me kultivim dhe trafikim droge.

Sipas saj, krerët e drogës qëndrojnë të strehuar në Dubai në një luks të shfrenuar. Nga ana tjetër, analisti Artur Zheji tha se shqiptarët janë të shtrirë kudo dhe në çdo cep të botës kemi vrasje shqiptarësh.

“Vrasja e Dashit është e dyta e kryer në të njëjtën mënyrë, ku u ekzekutua Naim Zyberi. Autorët kanë vrarë shumë qetë, pjesa e madhe e njerëzve lëvizin me armë. Në Ekuador janë 3 mijë shqiptarë që qëndrojnë atje. Ajo që kam konstatuar në rastet e tjera është se sa herë ka pasur bllokim të një sasie të madhe në një kohë të shkurtër ka ekzekutime mafiozësh. Duhet të asgjësohet me vendim gjykate.

Ka persona që rrinë në Ekuador kot, vetëm për të qëndruar si garanci. Ata janë pengje, qëndrojnë si një lloj kolaterali në bankë. Ato mbahen atje nga personat që kanë nisur drogën derisa sasia shkon në destinacion. Ergys Dashi ishte operativ për dërgimin e drogës.

Ekuadori është një vend që nuk jep informacion, por më rezulton që të jetë furnitor. Asnjëri nga të vrarët në Ekuador nuk më rezultojnë krerë grupesh. Krerët janë të vendosur në pjesën dërrmuese në Dubai. Ata qëndrojnë atje se mund të jesh i lirë dhe nuk ka probleme të financimit me cash.

Në momentin që ata qëndrojnë në vendin e luksit me luks të shfrenuar e them me prova të qarta rezulton që ata kanë furnitorët atje. Momenti që dërgesa nuk shkon në destinacion kemi vrasje”, tha Klodiana Lala.

Vrasja e Ergys Dashit/ Klodiana Lala: Në Ekuador jetojnë rreth tre mijë shqiptarë që merren kryesisht me drogë, në luks dhe jetë të shfrenuar. Ja vendi ku strehohen “kokat” e mafies

Veliaj, turpi i Tiranës!

Vrasja e Ergys Dashit/ Klodiana Lala: Në Ekuador jetojnë rreth tre mijë shqiptarë që merren kryesisht me drogë, në luks dhe jetë të shfrenuar. Ja vendi ku strehohen “kokat” e mafies

VIDEO/ Grupi i Rithemelimit të PD merr

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko