Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë çifti më i ri brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Dyshja po pëlqehen shumë nga publiku.
Çifti nuk po kursen as momentet intime pranë njëri-tjetrit.
Një pamje e tillë është shpërndarë nga media e njohur zvicerane “20 minuten”.
Në faqen e tyre zyrtare, ata kanë pyetur ndjekësit se çfarë konsiderojnë ata “turp” por që vazhdojnë ta shijojnë atë, (p.sh. një këngë apo emision që ju e shikoni por do të ndiheshit të turpëruar nëse dikush tjetër e kupton se ju po dëgjoni/shikoni atë këngë apo emision).
Një ndjekës ka përmendur çiftin Einxhel dhe Dagz dhe kështu faqja e ka ndarë foton e çiftit në faqen e tyre zyrtare në “Instagram” në mesin e disa filmave dhe ngjarjeve si “Guilty Pleasure”, që ka të bëjë me veprimet e njerëzve që janë të turpshme, por megjithatë vazhdojnë t’i shijojnë.