Balliu: Protesta do të vazhdojë, pse leje te Gaz Bardhi do marrim ne për të hyrë në partinë tonë?!

0
195

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Klevis Balliu, anëtar i Komisionit të Rithemelimit u shpreh se protesta për PD-në do të vazhdojë dhe policia e Edi Ramës mund ta vonojë, por nuk mund ta ndalojnë.

Ai tha se deputetët demokratë janë ndaluar të futen në selinë e PD-së duke kërkuar që të merret leje te Gazment Bardhi.

Balliu: Protesta do të vazhdojë dhe policia e Edi Ramës mund ta vonojë, por nuk mund ta ndalojnë protestës. Derën mund të ma mbyllin, prandaj unë do ta shqyej, se unë jam demokrat dhe nuk mund të më mbyllet dera e partisë.

Kanë shkuar deputetët dhe nuk u është hapur dera e partisë. Doli Gaz Bardhi dhe tha se nuk kanë marrë leje për të futur në PD. Kush është ai që duhet të marrim leje tek ai? Nuk mund të ketë dyer të blinduara në PD, kur lejoheshin të futeshin vetëm njerëzit e Lulit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here