Ministria e Punëve të Brendshme njofton për regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup në tre ditët në vijim, 10, 11 dhe 12 janar 2022 (e hënë, e martë dhe e mërkurë) për shkak të vizitës zyrtare të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta në Maqedoni të Veriut.
MPB në ditët e cekura do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e rajonit më të gjerë qendror të Shkupit.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion t’i respektojnë urdhrat nga ana e nëpunësve të uniformuar policorë.