Lideri historik demokrat, Sali Berisha, reagoi pasi deputeti Lulzim Basha po bunkerizon selinë qendrore të PD.
“Lul Brava po shndërron shtëpinë e demokratëve në bunker personal!” shkruan Berisha.
Më tej ai poston deklaratën e Komisionit të Rithemelimit të PD-së.
“Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit.
Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anëtarë që firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur në prag të protestes paqësore të demokratëve ta kthejë shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve të tij.
Kështu, në një akt turpi dhe paniku të denjë vetëm për një aparatçik të marrë peng ai ndërron brava dhe po vendos dyer të blinduara për të shndërruar shtëpinë e demokratëve, selinë e Partisë Demokratike, në bunkerin e tij privat.
Me këtë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmin në Shqipëri se ata që shembën regjimin me gjakatar në ‘90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë brave, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë.
Partia Demokratike ka lindur si shtëpi e lirisë dhe e tillë do të vijojë të mbetet, kurse Lulzim Pengu së bashku me pengmarrësin e tij do kenë fatin e atyre që bunkerizuan Shqipërinë,” thuhet në deklaratë.