Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët, në krahasim me europianët

0
113

Gjatë vitit pandemik (2020) shqiptarët çuan nga buxheti i tyre mujor për shëndetësinë më shumë se, europianët.

Sipas të dhënave vendase nga INSTAT në vitin 2020 gati 5,4% e shpenzimeve mujore të shqiptarëve shkuan për shëndetin, ndërsa sipas të dhënave të Eurostat në BE, familjet çuan vetëm 4.6% për qind të buxhetit mujor për kujdesin shëndetësor. Në Shqipëri shpenzimet e shëndetit në vitin 2020 u rriten me 28% ne krahasim me 2019, ndërsa në BE shpenzimet për shëndetin ranë me 5 % në raport më vitin 2019 raportoi Eurostat.

Në vitin 2020, shpenzimet e konsumit të familjeve në BE u ulën me një 8% të paprecedentë në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019, ndërsa në Shqipëri u rritën me 1.6%.

Ne BE kjo është ulja më e madhe vjetore e regjistruar që kur është matur ky tregues dhe ulja erdhi për shkak të efekteve të pandemisë COVID-19. Ne BE rënia më e madhe ndodhi në për kategoritë “Restorante dhe hotele” (-38% krahasuar me 2019), “Veshje dhe këpucë, “Transport” dhe “Argëtim dhe kulturë” (të gjitha -17%) dhe shëndet . Nga ana tjetër, rritjet më të mëdha janë shënuar për kategoritë “Ushqime dhe pije joalkoolike” (+3%) dhe “Komunikime” (+2%).

Ndërsa në Shqipëri ulja më e madhe e shpenzimeve mesatare për konsum mujor, në vitin 2020, e ka shënuar grupi “Argëtim dhe kulturë” me 26,4 %, krahasuar me vitin 2019, ndërsa rritja më e madhe është shënuar në grupin “Shëndet” me 28,0 %.

Sipas të dhënave vendase nga INSTAT në vitin 2020 gati 42% e shpenzimeve mujore të shqiptarëve shkuan për ushqime, ndërsa sipas të dhënave të Eurostat në BE, familjet çuan për ushqime vetëm 13 për qind të buxhetit mujor. Përqendrimi i shpenzimeve tek ushqimet në vendin tonë vjen si rrjedhojë e nivelit të ulët të pagave dhe nivelit të lartë të varfërisë relative.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here