Në një intervistë për RTV Ora, analisti Fahri Balliu u shpreh se Rama është fatkeqësia më e madhe kombëtare dhe nuk pranon asnjë gabim, por pranon vetëm arritjet fiktive.
Ai theksoi se themeluesi i kësaj është vetë Rama me sistemin e patronazhistëve, duke ua hequr privatësinë shqiptarëve.
Balliu: Rama është fatkeqësia më e madhe kombëtare dhe nuk pranon asnjë gabim, pranon vetëm arritjet fiktive. Ky skandal nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër, sepse nuk ka asnjë kryeministër të tillë. Askush nuk e bën dot këtë gjë, sepse kjo është një rezultat i qeverisjes së tij. Duhet të që organet ligjzbatuese duhet të shohin se në ato pagesa ndodhen interesa nga më anti-shqiptaret dhe që kanë embrion budallai. Rama sikurse ka bërë historinë e jetës së vet, ka bërë edhe historinë e çdo shqiptari.
Themeluesi i kësaj është vetë Rama me sistemin e patronazhistëve, duke ua hequr privatësinë shqiptarëve, duke i vendosur të gjithë në një depo korrupsioni dhe degradimi politik e seksual. Kjo do të marrë fund vetëm kur të zgjidhet uragani i urrejtjes popullore dhe kur të zgjohet e majta, sepse shumë shpejt e djathta do të shkojë aty ku i takon.
Balliu tha se nuk ka fare besim te drejtësia se do ta gjithë këtë çështje, pasi nuk bëri asgjë lidhur me krimet zgjedhore dhe me incineratorët.
Balliu: Nuk kam fare besim te drejtësia. Kur nuk u ndëshkuan krimet zgjedhore, ato nuk do të bëjnë asgjë. Nuk ka bërë asgjë për incineratorët, prandaj nuk pres zgjidhje. Këshilltarët e Veliajt paguhen mbi 2 milionë euro. Ka edhe analistë, edhe deputetë që të mbrojnë sharlatanët dhe hajdutët e partive politike. Ka të tjera pagesa që janë më të neveritshme dhe që deformojnë opinionin e shqiptarëve. Kjo është e gjitha një lojë e madhe. Harrojeni se ka zgjidhe me këtë qeveri dhe kryeministër. Do të ketë vetëm skandal pas skandali.