Grupi i rithemelimit niset drejt selisë së PD-së

Një ditë pas protestës së organizuar në Tiranë kundër “Open Ballkan” dhe vizitës së Presidentit serb Vuçiç në Shqipëri, grupi i rithemelimit të PD-së, në orën 13:00 do të shkojë në selinë blu për të zhvilluar mbledhjen e radhës.

Nuk dihet nëse ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë pjesë apo do të shkojnë vetëm anëtarët e tjerë të komisionit.

Kjo është hera e tretë që grupi i rithemelimit të PD-së shkon në selinë blu. Dy ditë pas Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetori, Sali Berisha shkoi në seli ku zhvilloi mbledhjen e parë me 28 anëtarët e komisionit. Incidentet nuk munguan mes grupit të Berishës dhe Bashës.

Hera e dytë që Sali Berisha shkoi në seli, por këtë herë nuk u fut brenda duke qëndruar te shkallët ishte në 18 Dhjetor ku njoftoi rezultatet e referendumit të zhvilluar për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Grupi i rithemelimit niset drejt selisë së PD-së

I shanë djalin, Robert Aliaj nuk përmbahet

Grupi i rithemelimit niset drejt selisë së PD-së

Berisha jep intervistën e veçantë. Ja ku

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko