Berisha fton qytetarët: Të hënën përpara Kryeministrisë. Sllobodani i ri do të pritet ashtu siç e meriton

0
117

Lideri historik i PD, Sali Berisha fton qytetarët t’i bashkohen protestës ditën e hënë orën 16:00 përpara Kryeministrisë. 

Berisha tha se shqiptarët do ta presin me protesta presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, të cilin e quajti Sllobodani i ri dhe ish-Gebelsi i Millosheviçit.

Qytetarët do të jenë në këmbë, tha Berisha, sa herë të shkelen interesat kombëtare, siç është nisma Ballkani i Hapur i Edi Ramës me Vuçiç.

“Ju bëj thirrje qytetarëve, të hënën në orën 16:00 të mblidhemi para Kryeministrisë dhe në këtë shesh, në protestën e parë kombëtare. Të shpallur, duhet ta pranoj, jashtë parashikimit si kohë, por rrethanat dhe zhvillimet e bënë të domosdoshme. Sllobodani i ri, ish Gebelsi i Millosheviçit do të pritet ashtu siç e meriton, me protesta. Pasi vjen këtu në kuadrin e një projekti, aleacës trilaterale, të Beogradit me dy vasalët e tij në rajon, Shkupin dhe Tiranën. Kjo aleancë është kërcënim kombëtar për shqiptarët, kërcënim për paqen dhe stabilitetin. Kjo aleancë është vendosje e hegjemonisë serbe në rajon dhe hapje ndaj influencës ruse në këtë zonë. Ndaj dhe ne do të qëndrojmë fuqishëm dhe do të mbrojmë. Sa herë të na shkelen interesat kombëtare, sa herë të përpiqet kush t’i nëpërkëmbë ato, do të jemi në këmbë. E hëna do të jetë protestë”, u shpreh Berisha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here