Banorët e lagjes ‘5 maj’ në Tiranë po vijojnë me rezistencën e tyre për mbrojtjen e banesave, teksa ditën e sotme u shprehën se kanë marrë letër kërcënuese nga Bashkia e Tiranës.
Sipas tyre, ekspertët e ASHK do tëçohen për të bërë matjet e pronave, dhe në këtë proces po ndërhyn dhe Bashkia duke u kërkuar banorëve paraqitjen në njësinë administrative.
“Ne kemi dalë përherë, jemi në mbrojtje të pronave tona.
Ne nuk kemi pranuar të paguajmë ryshfet dhe nuk jemi legalizuar.
Ne i kemi kërkuar takim bashkisë për projektin. Na kërkojnë gatishmërinë tonë për të lejuar specialistët e ASHK për kryerjen e matjeve te pronat, nuk ka pse na dërgojnë dhe mesazhe kërcënuese.
Legalizimet dhe Bashkia e Tiranës i kanë punët e ndara, pse Veliaj po i fut në një thes? Çdo ekspert është i mirëpritur por jo të paraqitemi ne në njësi administrative.
Mos kërcëno banorët i them Veliajt, sepse nuk penalizohemi ne por ju. Nuk po kuptohet asgjë! Këta duan të na vjedhin hapur.”, shprehen për Fax News banorët e ‘5 Majit’.