Ish-kryeministri Sali Berisha, ka thënë se kishin parashikuar një protestë masive më datë 18 dhjetor, por që është shtyrë në afat, për shkak të referendumit që do të ndërmerret nga Komisioni i Rithemelimit.
Ai ka thënë se askush nuk do e ndalojë revolucionin, e ka shtuar se shumë shpejt, Edi Rama do e ketë të gjithë Shqipërinë në Tiranë.
“Do rimblidhet shpesh, detyra kryesore është referendumi. Anëtarët e këtij komisioni do të jenë non stop në terren. Sipas detyrave që u janë ngarkuar. Protesta kombëtare, ajo ishte dhe është opsion të jemi transparent, një opsion ishte më datë 18. Po problemi është se referendumi duhej bërë për shkak të festave që vijnë, shpëtojnë Edvin Kristaq Ramën e shpëtoi referendumi i peng Bashës, sepse do të kishte pasur të gjithë Shqipërinë në Tiranë. Por do të vijë shpejt ajo, revolucionin s’e ndalon kush”, tha Berisha.