Nga Tritan Shehu/
PD dje dha nje leksion të shkelqyer të demokracisë e forcës së saj.
Bravo PD!
Bravo dhe Qarku i Gjirokastrës si pjestar aktiv i kësaj levizje prej fillimit të saj!
Një falenderim ndaj të gjithë delegatëve, të ftuarve, të gjithë atyre që u bënë “mekanizmat” e levizjes së ketij Kuvendi, që prej atyre “foltoreve” gjithë përfshirëse e shpërthyese.
Një falenderim i veçante për të gjithë delegatët e Qarkut të Gjirokastrës, që dje shkruajtën një faqe përkushtimi, përgjegjeshmërie, ndërgjegje të thellë demokratike e qytetare, duke përfaqësuar në “Arenën” atë Qark vlerash për atë eveniment madhor.
Në kushte shumë të vështira atmosferike erdhën në Tiranë nga degët e PD të Permetit, Kelcyrës, Gjirokastratës, Tepeleneë e Memaliajt, plot entusiazëm e forcë për të mbrojtur e zhvilluar atë betejë që filluam prej Dhjetorit 1990.
Pa asnjë dyshim kështu të bashkuar ne do të arrijmë jo vetëm të rindërtojmë atë opozitë, që Shqiperisë më shumë se kurrë i nevojitet sot, por dhe do të realizojmë jo larg “përmbysjen” e madhe për të çliruar e vendosur vendin në “shinat” e zhvillimit dhe integrimit.
Gjithmonë në histori Qarku i Gjirokastrës ka qenë në anën e progresit, Europës e përgjegjeshmërise kombëtare.
Dhe dje nuk mund të ndodhte ndryshe!