Dega 4 në Tiranë i bashkohet Kuvendit të 11 Dhjetorit: Mbështesim Sali Berishën

0
162

Delegatët e dy degëve të tjera të PD në Tiranës, respektivisht 4 dhe 11, kanë shkuar mesditën e kësaj të marte në ambientet e selisë blu dhe kanë dorëzuar firmat e atyre që mbështesin ish-kryeministrin Berisha. Ata janë shprehur qartë se do të jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit, të thirrur nga Berisha.

Të parët kanë qenë përfaqësuesit e degës 11, të cilët kanë depozituar në zyrën e Edi Palokës firmat e 88 delegatëve që janë pro Berishës. Kjo degë në total ka 117 delegatë me të drejtë vote.

Po ashtu, edhe shumica e delegatëve të degës 4 të Tiranës, kanë firmosur pro Kuvendit të datës 11 dhjetor. Ata janë shprehur se mbështesin Sali Berishën dhe kanë dënuar vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD.

Megjithatë, demokratët e degës 4 kanë thënë se Basha mund të marrë pjesë, nëse do, në Kuvendin e thirrur nga Berisha. Madje, ssipas tyre mund të garojë dhe për kryetar, por do të ketë të njëjtin status si anëtarët e thjeshtë.

Në degën 4, nga 111 delegatë me të drejtë vote 97 prej tyre kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor. Ndërsa 14 të tjerë janë pro Lulzim Bashës. Kryetari i degës ka lexuar emrate  të gjithë delegatëve që kanë firmosur “pro”, para selisë blu.

Pse keni vendosur të jeni pjesë e Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha dhe jo të atij të thirrur nga Lulzim Basha?

Kryetari i degës 4: Jo ne kemi caktuar datën tonë duke qenë se ne mendojmë se vendimet e marra nga Basha deri sot kanë qenë në kundërshtim të statutit. Ne nuk jemi kukulla por njerëz që zbatojmë vendimmarrjen e PD-së. Duke qenë se ky është një person që na çon vetëm në humbje, ne besojmë vetëm tek lëvizja e Berishës. Ai duhet të mbronte dhe anëtarin më të thjeshtë të PD jo më themeluesin historic të PD, Sali Berishën.

Të rregullohet statusi i kryetarit, nuk mund të vazhdojë të emërohet në post në pafundësi. Do diskutohet edhe largimi i Bashës, por kjo nuk do thotë se ai është përjashtuar nga PD, mund të kandidojë si kryetar por të jetë anëtar i thjeshtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here