Nishani: Rama dhe Basha tentuan të asgjësojnë pluralizmin politik

0
141

Ish-Presidenti Bujar Nishani i ka akuzuar si bashkëpërgjegjës për një akt shumë të rëndë, Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha: për shkatërrimin e alternativës politike në Shqipëri dhe idenë malinje të krijimit të fasadë-opozitës.

“Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë një akt shumë të rëndë ! Më i rëndi i bërë prej pushtetarësh në periudhën post diktatoriale të Shqipërisë, – paralajmëroi Nishani në Fb. –

Më të rëndë se paaftësia, më të rëndë se korrupsioni, më të rëndë se mashtrimi! Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë organizuar e tentuar asgjesimin e alternativës politike në Shqipëri, dimensionin real të pluralizmit politik. Bashkëpunimi mes tyre në këtë akt, e rëndon edhe më shumë peshën e dëmit dhe përgjegjësisë që ju takon të paguajnë.

Ky akt i rëndë qëndron jo thjesht tek fakti se u ideua, planifikua dhe nisi kundra Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila përfaqëson gjysmën e elektoratit shqiptar, por më së shumti tek malinjiteti i modelit të “fasadë opozitës”, të opozitës në mëshirën e fatit që cakton pushteti, të konceptit se shqiptarët janë qenie të “klasit të dytë”. Ky akt i ulët është i pafalshëm! Të ringremë PD, që të shpëtojmë Shqipërinë!,” bëri thirrje në fund të mesazhit të tij, ish-Presidenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here