Agron Shehaj ka folur sot pasdite pasi me heret ishte ne zyren e Edi palokes ku verifikoi firmat e delegateve qe i perkasin degeve 5 dhe 7 qe drejtohen nga ai ne Tirane.
“98% konfirmuan se firma është e tyre dhe se kanë firmosur. Nuk kontaktova dot me te gjithe. Fola me mbi 100 delegatë. Sipas numrave që pashë janë 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58% të degës 5 kanë firmosur për kuvendin e datës 11. Këto numra tregojnë qartë se kuvendi i datës 11 është legjitim. Unë jam i detyruar të shkoj, sepse nëse demokratët vendosin, unë absolutisht do të shkoj.”