Meta: Si ‘më preu në besë’ Basha përballë ambasadores Yuri Kim

0
149

Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Lulzim Bashën e ka takuar për platformën që i propozi Ambasadores Yuri Kim për Integrimin Europian dhe i ka marrë mendimin e tij.

Në momentin kur deklarata e Yuri Kim ‘kërkohet të vritet Reforma në Drejtësi’ u interpretua si deklaratë kundër Ilir Metës, ai tha se i ka kërkuar një nder Lulzim Bashës, nderi i vetëm.

Ai thotë se i ka thënë Bashës që të shkruajë një rresht në Twitter, për të konfirmuar se ka qenë dhe ai pjesë e këtij propozimi dërguar Ambasadores, por Basha nuk pranoi.

Ilie MetaMë tha këshilltari që thirrja e ambasadores i drejtohet Presidentit. Vrava mendjen unë. Më thotë mos bëhet fjalë për atë draftin që i ke dërguar Ambasadores. I kisha derguar draftin për cështjen e integrimit europian. I thashë që ne të heqim cdo aludim, sepse përderisa e thotë VOA, që të jemi korrekt, ta publikojmë platformën që i kemi dërguar ambasadorës për integrimin europian. Që unë të jepja këtë platformë, i thashë duhet të flas me Zotin Basha. E kam takuar dy herë. I thashë unë do flas me ty që të shkohet në një platformë të përbashkët. Më tha kam vetëm një kërksë të ketë zgjedhje të përgjithshme. Unë i them që kjo është mënyra më e mirë për t’i thënë kryeministrit unë kam këto probleme. Ia dërguam me 8 prill Ambasadores. Nuk morëm asnjë përgjigje, nga zoti Rama morëm, shembjen e teatrit.

Cfarë ndodh? Më thonë cfarë thuhet që ke dashur ti të bësh…I them unë kam bërë vetëm këtë propozim që ia kam dërguar zonjës Ambasadore. Nuk e di kush i gjen këto thashetheme. I them kam dhe zotin Basha. Por më thonë mirë mirë po zoti Basha  nuk është dakord. Ou them. E marr në telefon dhe i them a ke mundësi të më bësh një nder. I vetmi nder. Të thuash një fjali që po kemi diskutuar bashkë. Ai nuk e bëri këtë gjë. I kam kërkuar dhe duhet të flasim se nuk mund të lihen artistët vetëm, nuk më është përgjigjur. Përgjegjësit një ditë do të shkojnë një ditë para drejtësisë, por teatri nuk kthehet më. Unë i kam thene vetëm që ta konfirmonte. I kam thënë thuaj një rresht në twitter: ‘Po unë jam njohur me këtë gjë’. Kush e ndali?

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here