Argjentina është një hap larg biletës për në Botërorin Katar 2022. Skuadra e Scalonit mori një fitore me vlera ndaj Uruguait në fushën e këtyre të fundit madje edhe pa Messin titullar.
Ky i fundit duke parë edhe problemet fizike por edhe faktin që dueli tjetër do të jetë ndaj Brazilit, u kursye dhe ndeshjen e vendosi Di Maria.
Që në 7′ me të majtën mesfushori theu portierin Muslera por Uruguai pati edhe mundësi të ndëshkonte Argjentinën dhe nuk ia arriti të shfrytëzonte rastet.
Messsi u fut vetëm 9 min nga fundi që gjithsesi do t’i shërbejnë për duelin ndaj Brazilit pas 3 ditësh.
Me kêtë fitore, Argjentina pothuajse siguron kualifikimin por tani duhet të provojë veten në klasiken me rivalët e përjetshëm, Brazilin që nga ana e tyre janë kualifikuar zyrtarisht./Ora News/.