Është arrestuar shqiptarja e cila plagosi me armë zjarri ish burrin e saj në Greqi.
Raportohet se ajo është Klodiana Çelo Pavlidou me origjinë shqiptare. Mësohet se ajo e ka pritur ish burrin e saj, Jorgos Neos teksa po merrte nga shkolla vajzën e tyre 13-vjeçare dhe ka hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë.
I plagosuri një okulist grek, dyshohet se e ka rritur fëmijën me gruan e tij angleze, pasi kishte fituar kujdestarinë e vazjës. Fqinjët pohojnë se gruaja nga Shqipëria e shqetësonte shpesh, me shumë gjasa, siç kishte thënë viktima, për faktin se nuk e lejonte ta shihte fëmijën për shkak të karakterit të çrregullt.
Së fundmi mediat greke kanë publikuar edhe pamjet gjatë arrestimit të shqiptares.