Përfundon dorëzimi i firmave, Paloka: Mbledhja e Kuvendit detyrim, do respektoj shumicën

0
102

Përfundon dorëzimi i 4200 firmave në selinë e Partisë Demokratike, në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.

Në një prononcim pë mediat jashtë selisë blu, Paloka u shpreh se është ndjekur rruga që parashikon statuti për thirrjen e Kuvendit Kombëtar me kërkesë të 1/4 së delegatëve, në rastet kur forumet e tjera, shtoi ai, nuk funksionojnë.

Paloka tha se është detyrim statutor mbledhja e Kuvendit, duke shtuar se do të respektojë shumicën që kërkon thirrjen e jashtëzakonshme të forumit më të lartë vendimmarrës të PD.

“Jemi në këtë rast dhe për këtë arsye po zbatojmë detyrimin ndaj delegatëve të Kuvendit, siç e kanë kërkuar ata. Firmat dhe formularët janë dorëzuar në zyrën time. Unë jam një nga ata që nuk kam firmosur, por jam i detyruar të zbatoj kërkesën e më shumë se gjysmës së delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit. E drejta për të mbledhur Kuvendin është e delegatëve. Ne kemi detyrimin për të ndjekur procedurat dhe të sigurojmë që Kuvendi të shkojë sa më mirë”, u shpreh Edi Paloka.

Edi Paloka: “Sapo u depozituan 4200 formularët e delegatëve të Kuvendit të cilët kërkojnë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit dhe kjo është edhe arsyeja pse procedurat nuk janë ato të zakonshmet. Është ndjekur rruga që përcakton statuti në këtë rast ku prevalon e drejta e 1/4 të anëtarëve të delegatëve të Kuvendit, në rastet kur forumet e tjera që e kanë detyrim apo të drejtë, nuk e realizojnë. Jemi në këtë rast dhe për këtë arsye po zbatojmë detyrimin ndaj delegatëve të Kuvendit, siç e kanë kërkuar ata. Firmat dhe formularët janë dorëzuar në zyrën time. Argumentet i dëgjuat nga z.Berisha, nuk ka detyrim dhe nuk ka asnjë institucion që të bëjë verifikimin e këtyre formularëve përveç vetë Kuvendit të PD. Ai proces që është ndjekur në çdo rast, komisioni për verifikimin e mandateve, është procedura që do të ndiqet edhe këtë herë. Një kërkesë e veçantë e firmëtarëve është që të ruhet fshehtësia e të dhënave të tyre, një problem që nuk ndeshemi për herë të parë, është e njohur çështja e patronazhistëve.

Mbrojtja e të dhënave personale është e drejtë e gjithsecilit. Këto formularë që do të qëndrojnë të mbyllur deri ditën e kuvendit ku do të bëhet verfkimi një për një i të gjithë mandateve që kanë firmosur. Unë jam një nga ata që nuk kam firmosur, por jam i detyruar të zbatoj kërkesën e më shumë se gjysmës së delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit. E drejta për të mbledhur Kuvendin është e delegatëve. Ne kemi detyrimin për të ndjekur procedurat dhe të sigurojmë që Kuvendi të shkojë sa më mirë. Organizatorët do të kenë edhe ftesa për delegatët që nuk kanë firmosur. Deputetët do të jenë të padiskutueshëm në Kuvend. Gjithsecili do të ketë të drejtë të verifikojë një nga një mandatet e delegatëve”. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here