Disa orë nga shkarkimi i Ronald Kumanit, për arsye të rezultateve të njëpasnjëshme negative ku për teknikun holandez fatal ishte humbja e mbrëmshme ndaj Rajo Vajekanos, klubi i Barcelonës ka emëruar “timonierin” e ri për skuadrën e saj.
Trajneri i ri do të jetë Serzhi Barhuan i cili merr detyrën e re në mënyrë të përkohshme deri sa të vijë një tjetër teknik i ri.
Barhuan është tekniku i skuadrës B të katalanasve dhe ai do të prezantohet këtë pasdite para stërvitjes nga presidenti Hoan Laporta.
Spanjolli 49-vjeçar nesër në orarin e drekës do të jetë në konferencën për shtyp që do të zhvillohet përpara sfidës ku blaugranat do të përballen në La Liga ndaj Alaveshit.
Lajmin e mbërritjes së marrëveshjes e ka bërë publike vetë klubi i Barcelonës me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.