Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli mbrëmjen e djeshme. Latimes shkruan se një shqiptar ka sulmuar dhe goditur një rumun 62 herë me thikë në një festë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Birmingham, ku dyshja pasi pinë kokainë së bashku dhe me të tjerët në festë, 35-vjeçari Erlin Hasa mori thiken dhe sulmoi 43-vjeçarin Marian Savu.
Savu vrapoi jashtë institucionit për t’i shmangur sulmuesit, Hasa e ndoqi atë duke mbajtur thikën dhe vazhdoi ta godiste vazhdimisht, para personave të tjerë në festë. Të tjerët që po festonin u larguan nga vendi i ngjarjes pasi panë që nisi sulmi. Hasa e sulmoi atë dhe teksa po merrte frymën e fundit. Sipas raporteve mjeko-ligjore viktima se vdiq duke u mbytur nga gjaku i tij pasi thika i kishte prerë një venë.
Pasi vrau Savu-n, Hasa u kthye në banesë për të larë gjakun nga rrobat e tij. Oficerët për të gjetur shqiptarin ndoqën gjurmat gjaku deri në shtëpinë e tij. Shqiptari tashme është dërguar në paraburgim dhe akuzohet për vrasje.