‘Vettingu në politikë’/ Manjani: Basha, gati të shkatërrojë sistemin politik të 30 viteve të ardhshme

“Lulzim Basha është gati të shkatërrojë sistemin politik të 30 viteve të ardhshme se pse nuk ulet me Sali Berishën”.

Kështu u shpreh ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në A Show me Adi Krastën në Syri Tv.

Sipas Manjanit, propozimi i Bashës dhe mbrojtja me zell e kësaj teze, e bën atë komunist, pasi Parlamenti dërgohet në SPAK, në një kohë kur janë qytetarët ata që me votë caktojnë mandatet e ligjvënësve. Kjo, shton ish-ministri, do të sjellë pasoja afatgjata për sistemin politik dhe atë demokratik në vend.

Ylli Manjani: Së pari, destatuimi i Lulzim Bashës ka ndodhur për shkak të veprimeve të tij. Është një kryetar jo rezultativ. Kohët e fundit, së dyti, më ka habitur me idetë thellësisht komuniste që propozon dhe i mbron me zell. Është gati që të shkatërrojë sistimin politik demokratik të 30 viteve të ardhshme vetëm se pse nuk ulet me Sali Berishën. Të vendosësh Parlamentin në SPAK, është t’i thuash popullit nuk pyes për votën tuaj sepse vendimet i merr SPAK-u.

Adi Krasta: E konsideroni një lloj kalimi të pavarësisë së institucionit më të rëndësishëm të pushtetit tek një agjenci…

Ylli Manjani: Tek një agjenci e cila në fund të ditës varet apo jo nga Rama, ç’punë ka Prokuroria të caktojë mandate. Mandatet i ndan populli. Nëse Lulzim Basha vendos ta propozojë është komunist, rikthimi i frikshëm i Frontit Demokratik.

‘Vettingu në politikë’/ Manjani: Basha, gati të shkatërrojë sistemin politik të 30 viteve të ardhshme

Balliu: Janë mbledhur më shumë firma se

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko