VIDEO/ Bashkia Mallakastër ‘gati tu’ Ramës: Plehrat do dërgohen tek inceneratori i Fierit

0
136

Duket se dhe Bashkia e Mallakastrës, ashtu si shumë bashki të tjera të Qarkut të Fierit, po përgatitet të dërgojë plehrat në Inceneratorin e Fierit.

Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailja, një ditë pas mbledhjes që 61 kryebashkiakë të vendit zhvilluan me kryeministrin Edi Rama.

Në një bisedë telefonike për gazetarin e Syri Tv, Xhemil Beharaj, kreu i Bashkisë së Mallakastrës u shpreh se shumë shpejt do të nënshkruhet marrëveshja me inceneratorin e Fierit.

Qerim Ismailaj: Ne do e mbulojmë atë (vendgrumbullimin e mbetjeve në Mallakastër), por do të nënshkruhet kontrata dhe s’do të ketë më mbetje.

Gazetari i Syri Tv: Dmth nga fillimi i vitit do të kalojnë në Fier…

Ismailaj: Po, po, sa të bëhen procedurat, do të mbyllet.

Gazetari i Syri Tv: Po pagesat dhe shpenzimet do ndryshojnë taksat?

Qerim Ismailaj: Ajo është pjesë e paketës fiskale, por nuk besoj se do të ketë rritje të taksave. Mund të ketë vetëm për një kategori biznesesh të mëdha…

Në këtë kuadër kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj i ka parashtruar kërkesën Këshillit Bashkiak që në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2022 të shikohen dhe shpenzimet shtesë për transportin e plehrave pasi mbetjet urbane do të shkojnë në inceneratorin e Fierit.

Ismailaj pohoi faktin se nuk do ketë rritje takse pastrimi tek qytetarët por vetëm për biznesin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here