Donaldi ka folur gjerë e gjatë për lidhjen dhe ndarjen nga Bora Zemani gjatë një bisede me banorët e tjerë të “Big Brother”.Ai ka pranuar se e ka marrë malli për të dhe ka lënë të kuptohet se është ende i dashuruar pas saj.
Donaldi ka treguar se shkaku i ndarjes nuk ka qenë mungesa e dashurisë, por zënkat e vazhdueshme.Ai ka shtuar se është shumë i njëjtë me Borën, kokëfortë të dy dhe asnjëheri nuk hap rrugë.
Në lidhje me këtë situatë, Donaldi ka shkruar një tekst këngë, kënduar nga Elgit Doda.
“Për këtë situatën e ndarjes, unë shkruajta një tekst që e ka kënduar Giti. Nëse e ka nxjerrë Giti ta vendosin këtu ta dëgjojmë”, ka treguar ai.
Bëhet fjalë për këngën “Toxic Love” (Dashuri toksike), të publikuar një javë më parë nga Elgit Doda. Ndërkohë Donaldi është dhe pjesë e klipit. Kënga flet për një çift që e duan njëri-tjetrin, por zihen vazhdimisht.