Policia greke kapi 256 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Policia pikasi në Igumenicë një automjet i cili vinte nga kufiri gjelbër dhe i ka bërë shenjë ndalese, por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë.
Forca të shumta janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë arritur ta ndalojnë përfundimisht në Prevezë, ku rezultoi se shoferi ishte shtetas grek.
Brenda në makinë u gjetën 8 çanta me 42 pako që përmbanin 256 kg 310 gram marijuanë. Kurse në banesën e shoferit u gjetën edhe dy pako të vogla me 6.9 gramë heroinë. Si bashkëpunëtor është arrestuar edhe një shtetas tjetër grek.