Gazetari Habjon Hasani, botuesi i Hashtag.al ka botuar dokumentet origjinale ku përfshihet prokurorja Mariola Mërtiri në hetimin e konkurrentëve të kunatit të saj, Mirel Mërtiri dhe ish-ministrit Damian Gjiknuri.
Kunata e Mirel Mertirit, me detyrë prokurore e Republikës në një reagim për disa media mbi shkrimin e sotëm të Hashtag.al ‘ka sqaruar’ se nuk është përfshirë në hetimin e kompanisë së hidrokarbureve të Isuf Berberit.
Pas ‘sqarimeve’ të prokurores Mariola Mertiri, Hashtag.al po publikon një pjesë të dokumenteve ku vërtetohet protagonizimi i prokurores Mertiri në hetim.
Dokumentet e publikuara vërtetojnë raportimin e mëparshëm mbi implikimin e prokruores në hetimin e kompanisë.
Reagimi i plotë i Habion Hasanit:
Një sqarim për koleget dhe për prokuroren Mariola Mërtiri.
Fill pas publikimit te sotshëm ne Hashtag.al për lidhjet ndërmjet Damian Gjiknurit dhe Mirel Mertirit, kunata e këtij te fundit me detyrën prokurore e Republikës, ka kontaktuar disa media dhe u ka ‘sqaruar’ se ajo nuk është përfshire ne hetimin e kompanisë hidrokarbure te Isuf Berberit.
Per korrektese po bej te ditur botërisht nje pjese te dokumenteve qe posedoj, ku vërtetohet katerciperisht protagonizmi i prokurores Mertiri ne hetim, njësoj siç raporton Hashtag.al.
Zonja Mertiri i ka bere këto hetime ndërsa bashkëshorti i saj ishte drejtor i Tranagatit ne Albpetrol, ndërsa kunati i saj përfitonte kontrata ekskluzive gazi po ne Albpetrol.
Me publikimin e kontratës se sotshme te gazit zonja Mertiri është e kapur gafil ne konflikt interesi, pasi familjaret e saj janë punësuar dhe kane bere biznes me ish-kreun e Albpetrolit ndërsa ky i fundit godiste me prokurori kundërshtaret.
Hashtag.al merr përgjegjësinë për çdo germe te investigimit, çdo pretendim i shkruar prej nesh është i mbështetur ne disa qindra fashikuj, ndërsa posedojmë dhe dokumente autentike që dyshohet se janë asgjësuar nga protokolli i Albpetrolit.
Me kete rast, njoftoj zonjën Mertiri, se emri i saj nuk është vetëm objekt i hulumtimeve te Hashtag.al por dhe i autoriteteve amerikane ne kuadër te hetimeve qe ata kryen për favorizimin e biznesmenit austriak Robert Noëikovsky, i cili është pararoje e interesave te korporatës ruse Gazprom.