Unaza e Alpeve/ Bushati: Deputeti Beci premton atë që u bë nga demokratët. Në fund të qeverisjes së PD u miratua fondi prej 5 mld lekësh

0
95

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati, shkruan në ‘Facebook’ se ‘deputeti i PS, Beci, iu premtoi shkodranëve atë që u bë nga demokratët në vitin 2013’, referuar projektit për Unazën e Alpeve.

Sipas demokratit, “Në fund të qeverisjes së demokratëve u miratua fondi prej 5 miliardë lekësh dhe ishte gati nisja e punës për aksin Prekal-Kir (Komuna Pult)”.

Reagimi i plotë:

Deputeti i rilindjes për Shkodrën paska shpallur dje si arritje të madhe se janë duke biseduar rreth një projekti infrastrukture, në atë që njihet si Unaza e Alpeve.

 

 

Çdo investim në zonë do të ishte i mirëpritur dhe unë i pari do ta përshëndesja.

Dua vetëm të ndajmë punën nga propaganda.

Shihni çfarë diference ka deputeti i rilindjes sot, me veten e tij në vitin 2013. Dhe këtu del edhe dallimi i dy kohëve. Në fund të qeverisjes së demokratëve u miratua fondi prej 5 miliardë lekësh dhe ishte gati nisja e punës për aksin Prekal-Kir (Komuna Pult).

Deputeti i rilindjes e mban mend mirë se përveçse dëshmitar, ishte edhe i përfshirë në këtë projekt si drejtues i FSHZH. Sapo erdhi Edi Rama në pushtet, e mori atë buxhet, dhe e dërgoi në Korçë.

Ky ishte pra vullneti i rilindjes për qarkun e Shkodrës.

Sot, i njëjti na e hedh si realizim premtimi e si vemendje, një gjë që është në fazën e diskutimit. Po 8 vitet e humbura? Po për këto kush mban përgjegjësi? Mund të kalohet një ditë më propagandë, ndoshta dhe një javë.

Po faktet janë aty dhe s’të lënë të shkosh larg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here