Pasi paralajmëroi nga Kukësi nisjen e protestave kombëtare për rrëzimin e qeverisë, Sali Berisha do të ndalet nesër në qytetin e Korçës, në kuadër të takimeve të foltores.
Berisha pritet të shoqërohet në Korçë nga deputeti Edmond Spaho, i cili edhe pse ishte drejtues politik për qarkun juglindor ka dalë hapur në krah të ish-kryeministrit.
Postimi i Berishes:
Njoftim
Diten e premte me daten 15 tetor ne ora 18:00 ne Kinema Milenium ne Korçe do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Korçes te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb