Rritja e çmimit të energjisë/ Eduard Halimi: Qeveria bën propagandë, njerëzit paguajnë paratë

0
108

Eksperti i energjisë dhe avokati, Eduard Halimi, ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme për Fax News, ku bërë një analizë për rritjen e çmimit të energjisë në vendin tonë, duke ia vënë fajin keqmenaxhimit të qeverisë.

Halimi thotë se rritja e çmimit të energjisë ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit të situatës nga ana e qeverisë e cila e ka lënë blerjen e energjisë nga jashtë për në ditën e fundit, duke qbërë që t’i nënshtrohesh çmimit të lartë.

Eksperti thotë se nuk mund ta përcaktojë se nëse ky keqmenaxhim nga ana e qeverisë është bërë nga mungesa e vizionit apo me qëllim keqdashës, por ai gjithashtu përmend faktin se i vetmi shqiptar që doli në skandalin “Pandora Papers” është i lidhur me biznesin e energjisë elektrike. (Lexo ketu)

“Ne jemi një grup avokatësh që merremi si këshilltarë të energjisë së tregut privat. Kryesisht për energjinë ujore. Kemi informacione të vazhdueshme qoftë me tregun kombëtar dhe atë ndërkombëtar. Problematika në të cilën u shfaq qeveria mendoj se është një problematike që e ka burimin te menaxhimi i keq. Çmimi eshte i lartë, por duke pasur parasysh që 6 mujori i parë për rrjetin e prodhimit të energjisë ka qenë i kënaqshëm, ndryshe nga viti 2020. Nëse do kishte një menazhim shumë më të mirë, qoftë i Kaskadës së Drinit qoftë marrëdhënia me prodhuesit e vegjël, atëherë nuk do ishim para një situatë për të blerë energji sot për nesër. Sepse kjo lloj blerje pa parashikuar më parë, sigurisht që çmimi ka qenë jashtëzakonisht i lartë. Deri në muajin shtator është blerë 170 euro. Përse prodhuesve të vegjël i është blerë 60 euro megavati, ndërsa tani blihen 290 importi. Është rasti më i mirë të kemi mungesë vizioni, sesa të kemi rast keqdashje. Duhet parë nëse kemi të bëjmë me mungesë vizioni apo për një qëllim për të diskriminuar prodhuesit vendas. Sigurisht këto kanë të bëjnë me kutinë e pandorës, sepse deri më tani ajo që na ka dalë është blerja e energjisë nga importi. Pyetjet e mia kanë të bëjnë nëse kemi të bëjmë veprim me dashje apo jo me dashje“, tha ai.

Këshilla e Eduard Halimit është që të forcohet klima e biznesit në vendin tonë, duke shmangur presionet për prodhuesit e vegjël, në mënyrë që ata të rrisnin investimet për kapacitet prodhuese, gjë e cila do të çonte në shmangje të problemeve të tilla si kapja papritur nga rritja e çmimit të energjisë.

“Si ekspert, mendoj se forcimi i klimës së biznesit, do të çonte që ata të investonin më shumë. Nëse do të kishte klimë të mirë besimi këto 5 vite, dhe jo presion të vazhdueshëm ndaj prodhuesve të vegjël, atëherë ata do të investonin për të rritur kapacitetet e tyre prdhuese. Nëse ti si qeveri nuk ja merr shpirtin prodhuesve të vegjël me taksa, ata këto para do t’i shpenzonin për tu rritur. Kjo do të sillte që sot të kishim prodhim vendas dyfish dhe nuk do të detyroheshim të blinim. Kjo ka të bëjë dhe me investitorët e huaj që vijnë në Shqipëri. Ajo që duhet të ketë qeveria, duhet një klime miqësore, jo represive”, theksoi Halimi.  

Ndër të tjera, Eduard Halimi thotë se krijimi i një tregu të përbashkët me shtete të tjera, si përshembull me Kosovën, do të ndihmonte po ashtu njësoj në mos rënien pre e të tilla problemeve.

“Ajo që ne si ekspertë ligjore kemi marrë është nxitja për të krijuar një treg të përbashkët dhe me shtete që kanë burime të ndryshme energjie. Nëse do kishim një marrëdhie vizionare me Kosovën , në kohën kur ata kanë nevojë për krizën e energjisë, ne mund të balanconim tregun. Mund ta shesësh energjinë me 20-30 euro, apo duhet ta mbash Kaskadën dhe ta kesh për një ditë të keqe. Bashkitë vendosin ndonjëhere tarifa të çuditshme. Ajo e Kukësit, e Librazhdit kanë vendosur ndonjëhere tarifa të çuditshme. Nëse qeveria vazhdimisht ndërhyn për t’i goditur dhe jo për ti ndihmuar, atëherë ata nuk rriten dot. Dhe një fëmnijë 10 vjeç e di që po  të blesh një biletë avioni para një muaji sigurisht që është më lirë. Kur ti e mban monopol, çmimet rriten, por kur ka diversitet, çmimet ulen. Balancimi i treguhet është rekomnadim dhe nga BE. Përveç pjesës së propagandës që bën shpesh qeveria, duhet të hetohen ku janë premtimet që bëhn nga qeveria. Prodhuesit e vegjël ishin të përjashtuar nga vendosja e tregut të balancuar. Vitin e kaluar ju tha dhe prodhuesve të vegjel edhe ju do futeni te tregu i balancuar. Nuk kemi as treg të balancuar, kemi një antagonizëm mes qeverisë dhe biznesit. Dhe sot jemi në faktin që rritet çmimi i energjisë, dhe e paguajnë njerëzit”, përfundoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here